Gafa e ish-presidentit amerikan Bush, ngatërron Ukrainën me Irakun

“Vendimi i një njeriu për të pushtuar Irakun në një mënyrë krejtësisht të paligjshme dhe brutale”, tha Bush i cili pasi kuptoi se gaboi theksoi se e kishte fjalën për Ukrainën.

Ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bush në një event ngatërroi Ukrainën me Irakun.

“Vendimi i një njeriu për të pushtuar Irakun në një mënyrë krejtësisht të paligjshme dhe brutale”, tha Bush.

Gafa e ish-presidentit amerikan, Bush në një event ku ai mori pjesë dje në Dallas u bë virale në rrjetet sociale.

Bush, i cili filloi pushtimin e Irakut në vitin 2003, në fjalimin e tij duke reaguar ndaj sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës ai ngatërroi Ukrainën me Irakun ku në sallë ngjalli momente interesante.

Në fjalimin e tij, Bush tha: “Rezultati i gjithë kësaj është se nuk ka ekuilibër dhe kontroll në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të pushtuar Irakun plotësisht në mënyrë të paligjshme dhe të pamëshirshme”.

Kur e kuptoi gabimin e tij, në sallë pati një heshtje të thellë përballë gafës së Bushit rreth Irakut, i cili me një buzëqeshje të lehtë korrigjoi fjalët e tij me “E kam fjalën për Ukrainën” dhe vazhdoi me “Edhe Irakun… Sidoqoftë”. Fjalët e tij shkaktuan të qeshura në sallë.

Videoja e Bushit për pushtimin e Irakut u bë virale në mediat sociale në një kohë të shkurtër dhe shumë njerëz theksuan se “fjalët e Bushit i cili pushtoi Irakun, pasqyrojnë nënvetëdijen e tij”.

Kategoritë
BotaLajme