Galatasaray dhe Fenerbahçe kryesojnë tabelën e Super Ligës Turke, shumë përpara rivalëve të tyre

Në javën e 26-të, “Luanët” mundën Ankaragucu 3:0 duke mbledhur 69 pikë ndërsa “Kanarinat e Verdha” mundën 3:1 Rizesporin duke ndjekur liderët e tabelës me 2 pikë më pak.

Galatasaray dhe Fenerbahçe të dy skuadrat vazhdojnë të kryesojnë tabelën e Super Ligës Turke në sezonin 2023-2024, duke i lënë mbrapa rivalët e tyre, raporton Anadolu.

Në javën e 26-të, “Luanët” mundën Ankaragucu 3:0 duke mbledhur 69 pikë ndërsa “Kanarinat e Verdha” mundën 3:1 Rizesporin duke ndjekur liderët e tabelës me 2 pikë më pak.

Pas kësaj ndeshjeje, trajneri i Galatasaray-t, Okan Buruk u bë trajneri më i suksesshëm që arrin 50 fitore me një ekip të vetëm në Super Ligë.

Nga ana tjetër, Fenerbahçe ka fituar 12 nga 13 ndeshjet jashtë fushës që ka luajtur këtë sezon, vetëm një ka përfunduar me barazim pa gola.

Rivalët kryesorë, që të dy kanë humbur vetëm një herë këtë sezon, janë të paktën 23 pikë përpara klubeve të tjera të Super Ligë, pasi Trabzonspor në vendin e tretë ka 43 pikë.

Galatasaray do të përballet me Besiktasin në derbin e Istanbulit më 3 mars ndërsa Fenerbahçe do të përballet me Trabzonsporin më 17 mars.

Rivalët kryesorë do të përballen më 12 maj, në ndeshjen e javës së 37-të.

Kategoritë
Sport