Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore në javën e fundit të Superligës së Turqisë me rezultatin 3:1 ndaj Konyasporit.
Me këtë fitore, Galata feston titullin kampion për sezonin 2023/24.
Nuk po festohet vetëm rrugëve të Stambollit, por edhe në Kosovë. Në qytetin e Prizrenit shumë tifozë kanë bllokuar rrugët dhe po festojnë titullin e klubit të tyre të zemrës.
Kujtojmë që në Prizren ka shumë tifozë të skuadrave turke, në veçanti të Galatasarayt.
Galata e mbylli sezonin me rekord pikësh, plotë 102 në 38 ndeshje, tri më shumë se pozita e dytë, Fenerbahce (99).
https://www.facebook.com/watch/?v=816984520352616