Galatasaray kryeson në Superligën turke pas fitores në shtëpi

Bafetimbi Gomis ishte golashënuesi i dyfishtë ishte që çoi “Luanët” në fitore 2:1 kundër Istanbulspor-it në Stadiumin Nef.

Galatasaray me golat e shënuar nga Bafetimbi Gomis kryeson në tabelën e Superligës turke të futbollit pas fitores 2:1 të dielën në shtëpi kundër Istanbulspor-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi francez Gomis shënoi dy gola me kokë në pjesën e parë në Stadiumin Nef.

Mysafirët e ngushtuan diferencën me golin e mbrojtësit turk Mehmet Yeşil në minutën e 82-të.

Pranë fundit të ndeshjes, Emir Kaan Gültekin i Istanbulspor-it humbi një shans ndërsa ishte ballë për ballë me portierin e Galatasaray-it.

Në 14 ndeshje, lideri Galatasaray ka 30 pikë, vetëm një pikë diferencë nga rivali Fenerbahçe, i cili ka 29 pikë.

Fenerbahçe zbriti në vendin e dytë pas fitores së Galatasaray-it.

Istanbulspor vazhdon të jetë në zonën e rënies me tetë pikë.

Më herët të dielën, Beşiktaş barazoi me Gaziantep FK 1:1 si mysafir.

Beşiktaş radhitet në pozitën e shtatë me 23 pikë.

Gaziantep FK ndodhet në mesin e tabelës me 17 pikë.

Kategoritë
Sport