Skuadra e Galatasarayt ka larguar një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Sergio Oliveira.
Mesfushori ka firmosur kontratë dyvjeçare me klubin nga Greqia, Olympiacos.
Transferimi i lojtarit i kushtoi kampionëve të shumëfishtë grekë plotë 2 milionë euro.
32-vjeçari te Galata ishte transferuar gjatë afatit të vitit 2022 nga skuadra e Portos për 3 milionë euro.
Kujtojmë se Galatasaray ka siguruar një transferim “bombë” në afatin e verës, sulmuesin nigerian, Victor Osimhen.