Galatasaray mysafire e Sparta Pragës në raundin eliminator të UEFA Ligës së Evropës

Skuadra turke fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3:2 më 15 shkurt në Istanbul. Tani edhe me barazim mund të kualifikohet në të 16-ën e finales.

Galatasaray do të vizitojë Sparta Pragën me një avantazh të lehtë në eliminatoret e “play-off”-it në UEFA Ligën e Evropës të enjten, raporton Anadolu.

Galatasaray, kampioni i vitit 2000, fitoi 3:2 në një ndeshje të vështirë në Istanbul kundër Sparta Pragës më 15 shkurt, falë golit të fitores të shënuar në minutat shtesë nga ylli argjentinas Mauro Icardi.

Victor Nelsson, qendërmbrojtësi danez i Galatasaray-t, do të humbë ndeshjen e dytë në Pragë, pasi u ndëshkua me karton të kuq në Istanbul.

Anësori maroken i Galatasaray, Hakim Ziyech, ka një lëndim në kyçin e këmbës dhe pritet të mungojë në ndeshjen kundër Sparta Pragës të enjten. Ziyech nuk luajti javën e kaluar për të njëjtën arsye. Poashtu edhe prurja e re e merkatos dimërore në klubin turk, Serge Aurier nga Bregu i Fildishtë u përball me një lëndim, për çka edhe ai do të mungojë në ndeshjen e dytë.

Matej Rynes i Sparta Pragës është suspenduar pasi mesfushori çek u përjashtua me karton të kuq në Istanbul. Përveç Rynes, mesfushori serb i Sparta Pragës, Veljko Birmancevic dhe mbrojtësi çek Ladislav Krejci u ndëshkuan dhe do të humbasin ndeshjen e dytë në stadiumin “Letna”.

Ndeshja në kryeqytetin çek do të nisë në orën 20:00. Skuadra fituese e ndeshjes do të kalojë në të 16-ën e finales. Të premten do të hidhet shorti për fazën e 16-të të UEFA Ligës së Evropës.

Ndeshjet e kthimit të “play off”-it

Toulouse – Benfica (1:2)

Rennes – AC Milan (0:3)

Freiburg – Lens (0:0)

Qarabag – Braga (4:2)

Roma – Feyenoord (1:1)

Sparta Prague – Galatasaray (2:3)

Olympique Marseille – Shakhtar Donetsk (2:2)

Sporting – Young Boys (3:1)

Kategoritë
Sport