Galatasaray zyrtarizon Dries Mertens

Galatasaray ka njoftuar zyrtarizimin e Dries Mertens në repartin e sulmit.

Pasi arritën marrëveshjen të shtunën, mbrëmjen e sotme kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për të konfirmuar këtë transferim të madh.

“Dries Mertens ka nënshkruar. Duke luajtur për Napolin në Serie A për 9 vjet, ylli belg ka shënuar emrin e tij si goalshënuesi më i mirë i historisë së klubit Italian, duke kaluar legjendën Maradona me 148 gola dhe 47 asiste në 397 ndeshje.

Mirë se vini Mertens dhe i urojmë suksese”, njofton Galatasaray.

Kategoritë
Sport