Gambia konfirmon shpërthimin e gripit të shpendëve H5N1

Përhapja në Gambia erdhi disa ditë pasi Senegali raportoi një shpërthim të gripit të shpendëve H5N1 me patogjenitet të lartë në një fermë pulash në fshatin Potoa pranë qytetit veriperëndimor Louga

Gambia ka konfirmuar një shpërthim të gripit të shpendëve H5N1 me patogjenitet të lartë, transmeton Anadolu.

Ministria e Bujqësisë e vendit njoftoi se përhapja u zbulua në Rezervatin e Zogjve Tanji pas testeve laboratorike të kryera pas ngordhjes së shpendëve të egër.

“Mostrat që u mblodhën gjatë hetimit u dërguan në Laboratorin Kombëtar për Hulumtime të Bagëtëisë dhe Veterinari në Dakar, Senegal, më 1 prill dhe u zbuluan se ishin pozitive për HPAI (gripi i shpendëve me patogjenitet të lartë) të llojit H5N”, tha ministria.

Qeveria siguroi se institucionet përkatëse po punojnë ngushtë së bashku për të ndihmuar në uljen e presionit të infeksionit në nivelin e shpendëve të egër, si dhe për të parandaluar përhapjen e shpendëve të cilat mund të përbëjnë kërcënim më serioz për shëndetin publik.

Qeveria gjithashtu paralajmëroi publikun që të mos prekë ndonjë shpend të egër të sëmurë ose të ngordhur dhe të raportojë rastet e dyshuara tek autoritetet përkatëse.

Të gjithë fermerët e shpendëve janë këshilluar të rrisin masat e tyre të biosigurisë në fermat e tyre për të minimizuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes te shpendët.

Përhapja në Gambia erdhi disa ditë pasi Senegali raportoi një shpërthim të gripit të shpendëve H5N1 me patogjenitet të lartë në një fermë pulash në fshatin Potoa pranë qytetit veriperëndimor Louga.

Gripi i shpendëve gjatë vitit të kaluar është përhapur në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke vrarë më shumë se 200 milionë zogj.

Shpërthimet mund të ndikojnë shumë në industrinë e shpendëve, shëndetin e shpendëve të egër, jetesën e fermerëve, si dhe në tregtinë ndërkombëtare.

Kategoritë
BotaLajme