Gani Sejdiu jep dorëheqje nga KF “Vëllaznimi”

Në katër ndeshje të zhvilluara – KF Vëllaznimi ka pësuar po aq humbje.

Këto rezultate dhe gjendja e rëndë financiare e kanë shtyrë trajnerin, Gani Sejdiu, që të japë dorëheqje nga detyra e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Sejdiu për TV Syri.

“Kam vendosur që të largohem. Jam ardh si mik, e do të shkoj si mik. Miqësia do të jetë gjithmonë, respekti për historinë e klubit mbetet i njëjtë”, tha ai ndër të tjera.

Sejdiu po ashtu shtoi se në Vëllaznim kishte ardhur pa ndonjë interes personal, apo profesiol – por thjeshtë për t’i ndihmuar në këtë situatë që po kalojnë.

Skuadra me traditë ishte përshëndetur nga Superliga në vitin 2019, teksa momentalisht gjendet në pozitën e fundit të Ligës së Parë, Grupi A.

Kategoritë
LajmeSport