Gara: Nuk është e vërtetë se refugjatët afganë kanë arritur në aeroportin e Prishtinës

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë bërë të ditur se kur pritet të arrijnë në Kosovë refugjatët afganë.

Nëpër media qarkulloi një lajm se një pjesë e tyre ka mbërritur mbrëmë në Kosovë, por këtë lajm e ka demantuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

E kontaktuar nga KosovaPress, Gara ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë, pasi në këtë aeroport nuk ka arritur asnjë avion me refugjatë afganë.

Madje ajo ka thënë se nuk ka asnjë paralajmërim për ardhjen e tyre.

“Jo lajmi nuk është i vërtetë. Në ANP ‘Adem Jashari’ nuk është paralajmëruar asnjë ardhje me refugjatë afganë. Porsa të ketë diçka të tillë do të njoftojmë”, ka thënë ajo përmes telefonit.

Kategoritë
LajmeVendi