Liderëve politikë italianë nuk u mjaftojnë mitingjet, takimet, sloganet elektorale e qasja sociale përmes Twitter, Facebook e Instagram.
Ata kërkojnë në zgjedhjet e 25 shtatorit pjesën më vitale të shoqërisë, të rinjtë, e zbarkojnë në TikTok, platoforma që ka mbi 5 milionë italianë, 60% e të cilëve janë të rinj nën moshën 30 vjeç.
Pas Giorgia Melonit, Matteo Salvinit, Carlo Claendas e Matteo Renzit, ka hapur kanalin e tij në TikTok dhe Silvio Berlusconi, që dhe pak ditë mbush 86 vjeç.
“Do ju tregoj se si dua të bëj Italinë vendin ku ju të realizoni ëndërrat tuaja”, thotë në videon e tij të parë e cila ka arritur mbi 3 milionë shikues.
Luan me autoironinë, Matteo Renzi i cili në videon prezantuese në TikTok i drejtohet të rinjve “se shumica e njeh për frazat e tij në një anglishte të keqe”, e kujton se ka qënë Kryeministri më i ri në historinë republikane italiane, e i pari që realizoi bonusin për 18 vjeçarët.
Një strategji ndryshe elektorale ka zgjedhur Partia Demokratike në hapjen e kanalit TikTok, duke ja besuar çështjes së të drejtave civile, e politikanit Alessandro Zan, i cili qe hartuesi i ligjit mbi të drejtave civile e martesat mes çifteve të komunitetit LGBT, por që u rrëzua në parlament nga e djathta gjatë legjislaturës mbyllëse të qeverisjes Draghi.
Por lideri me më shumë ndjekës në TikTok për momentin mbetet Matteo Salvini që dhe në një video live që nis pas mesnate arrin një rekord shikuesish njëherësh, përlqime e komente.
Një flop të paktën për momentin, është kanali TikTok i ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio, e lider i partisë së tij të re “Impegno Civile”, por në linjë me rrjetet e tij sociale që regjistrojnë mes krerëve të politikës, numrin më të ulët të ndjekësve.
Një nga preokupimet më të mëdha të politikës italiane e partive në këtë fushatë elektorale është mospjesëmarrja në votime e sidomos e të rinvje.
Sondazhet flasin se 1 në çdo 3 të rinj të moshës nga 18 në 24 vjeç nuk gjënden të përfaqësuar nga politika e vetëm 41% e tyre e konsideron politikën si një cështje thelbësore.
Pjesa tjetër me shumë gjasa do të braktisin kutitë e votimit.
E panorama bëhet më preokupuese nga rezultati i një tjetër sondazhi të orëvve të fundit, që përmbledh kategorinë e të rinjve në moshën deri 30 vjeç.
9 në 10 prej tyre nuk besojnë tel politika. Temat më interesante për ta janë puënsimi e ambienti e më pak çështja e të drejtave civile.
Ajo çka përcjellin sondazhet e që duket se është kuptuar nga politika është mos interesimi e mosbesueshmëria që të rinjtë italianë kanë për politikën.