Gareth Bale ndryshon karrierën, nga futboll në golf

Bale, vetëm dy javë pasi e la futbollin, njoftoi se do të marrë pjesë në turneun e golfit PGA Tour.

Futbollisti anësor i Uellsit, Gareth Bale, i cili përfundoi karrierën aktive në futboll në moshën 33-vjeçare, njoftoi se do të marrë pjesë në një turne të golfit.

Në njoftimin e bërë nga rrjetet sociale, ish-kapiteni i Kombëtares së Uellsit në futboll, Bale, vetëm dy javë pasi e la futbollin, njoftoi se do të marrë pjesë në turneun e golfit PGA Tour.

Bale gjithashtu do të garojë në AT&T Pebble Beach Pro-Am në Kaliforni në muajin shkurt.

“Jam i lumtur të njoftoj se do të luaj në AT&T Pebble Beach Pro-Am në fillim të muajit të ardhshëm! Le t’ia fillojmë”, shkroi ai.

Ish-futbollisti 33-vjeçar, i cili karrierën në futboll e nisi në akademinë e Southampton-it, pasi luajti gjashtë sezone në Tottenham, në vitin 2013 u transferua në Real Madrid me një klauzolë prej 101 milionë eurosh.

Bale me Real Madrid arriti të fitojë pesë herë Ligën e Kampionëve të UEFA-së, ndërsa për shkak të lëndimeve të gjata nuk mundi të luante rregullisht.

Kategoritë
Sport