Hajduku është një histori e përfunduar për Leon Dajakun. Trajneri Gennaro Gattuso e humbi durimin dhe e largoi nga skuadra për shkak të sjelljeve të futbollistit.
“Ajo që nuk më pëlqen te ai është negativiteti. Ka një fytyrë negative në skuadër. Më mirë të humbas lojën sesa të humbas dinjitetin tim. Nëse doni të largoheni nga klubi, merreni përgjegjësinë, mos kërkoni para nga klubi. Sa të jem unë trajner, ky futbollist nuk do ta djersisë fanellën e kësaj skuadre”, ka thënë Gatusso për Dajakun.
Gjiganti gjerman Schalke 04 përmendet si klubi i ri i kosovarit.