Gaza, 50 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në lagjen Sabra

Të paktën 50 palestinezë janë vrarë në sulmet që avionët luftarakë izraelitë kanë kryer ndaj lagjes Sabra në qendër të Rripit të Gazës

Të paktën 50 palestinezë janë vrarë në sulmet që avionët luftarakë izraelitë kanë kryer ndaj lagjes Sabra në qendër të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Siç raporton Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme intensive ndaj lagjes Sabra. Avionët luftarakë në sulmet e tyre shënjestruan edhe xhaminë në lagje.

Bëhet e ditur se në sulmet e Izraelit janë vrarë 50 palestinezë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Njoftohet se 3 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi avionët luftarakë izraelitë vendosën në objektivin e tyre shkollën Malajziane në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Shënjestrimi i kullave të komunikimit të Palestinës në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës nga avionët luftarakë izraelitë ka shkaktuar vdekjen e një fëmije dhe plagosjen e shumë njerëzve të tjerë.

Thuhet se 9 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur për shkak se ushtria izraelite shënjestroi një pikë karburanti ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur nga pjesët qendrore të Gazës.

Kategoritë
BotaLajme