Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza tha se 12 spitale dhe 32 qendra të kujdesit shëndetësor janë detyruar të ndërpresin punën për shkak të bombardimeve izraelite dhe mungesës së karburantit
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 57 mjekë palestinezë u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në enklavën e bllokuar që nga 7 tetori, raporton Anadolu.
Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra, tha se 12 spitale dhe 32 qendra të kujdesit shëndetësor janë detyruar të ndërpresin punën për shkak të bombardimeve izraelite dhe mungesës së karburantit.
“Okupimi izraelit shkatërroi gjithashtu 25 autoambulanca”, shtoi ai.
Izraeli filloi një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Gaza pas sulmit ndërkufitar të Hamasit në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor.
Pothuajse 6.500 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 5.087 palestinezë dhe më shumë se 1.400 izraelitë.