Në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 34 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë
Në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 34 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Administratës së Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal në një deklaratë me shkrim ndau informacione lidhur me sulmet e Izraelit që vazhdojnë.
Basal tha se 34 palestinezë, përfshirë 9 fëmijë humbën jetën në sulmet që Izraeli ka kryer në 24 orët e fundit.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 41.272 palestinezë, përfshirë të paktën 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa janë plagosur 95.551 të tjerë.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata.