Pavarësisht dëmtimit të shikimit dhe zhvendosjes së detyruar, nëna palestineze lufton për të rritur vajzat e saj dhe të plotësojë nevojat e tyre themelore
Një nënë palestineze me shikim të dëmtuar, e cila u strehua në një tendë pranë një varreze në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës për shkak të sulmeve të Izraelit, vazhdon jetën e saj në kushte të vështira, raporton Anadolu.
Pavarësisht dëmtimit të shikimit dhe zhvendosjes së detyruar, nëna palestineze lufton për të rritur vajzat e saj dhe të plotësojë nevojat e tyre themelore.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpallën 3 dhjetorin si “Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuar” në vitin 1992 me qëllim që të tërheqin vëmendjen për të drejtat e individëve me aftësi të kufizuara, vështirësitë që ata përjetojnë dhe mënyrat për të zgjidhur problemet.
– Gjendja pas 7 tetorit, pushtimi i Gazës nga Izraeli
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzedin Kassam, nisi një sulm ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, me arsyetimin e “përgjigjes ndaj shkeljeve të vazhdueshme kundër palestinezëve dhe vlerave të shenjta, veçanërisht Xhamisë Al-Aksa”.
Më pas, në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 44.466 ndërsa i të plagosurve në 105.358.
Derisa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet ndërsa ushtria izraelite ka shënjestruar edhe spitalet dhe institucionet arsimore ku strehoheshin civilë.