Gaza, rrugët në qytetin e shkatërruar Khan Younis dekorohen për muajin e Ramazanit

Dekorime të bëra me dorë, gjysmëhëna me shkëlqim dhe drita shumëngjyrëshe janë varur midis ndërtesave të shkatërruara, duke sjellë një ndjenjë uniteti dhe shprese për palestinezët

Në qytetin jugor Khan Younis të Rripit të Gazës të shkatërruar nga lufta brutale izraelite, banorët kanë filluar përgatitjet për muajin e shenjtë të Ramazanit duke dekoruar rrugët e tyre me fenerë, pankarta dhe flamuj shumëngjyrësh, raporton Anadolu.

Pavarësisht shkatërrimit të gjerë të lënë nga lufta izraelite, banorët po përpiqen të rindërtojnë komunitetet e tyre me simbole të besimit dhe qëndrueshmërisë.

Dekorime të bëra me dorë, gjysmëhëna me shkëlqim dhe drita shumëngjyrëshe janë varur midis ndërtesave të shkatërruara, duke sjellë një ndjenjë uniteti dhe shprese për palestinezët.

Familjet palestineze duket se janë të vendosura për ta mbajtur frymën e Ramazanit dhe për të vazhduar zakonet e tyre të këtij muaji të shenjtë.

Sipas zyrës për media të qeverisë së Gazës, pothuajse 1.5 milionë palestinezë kanë mbetur pa shtëpi ose pa strehë pas luftës izraelite.

Një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi i të burgosurve hyri në fuqi në Gaza më 19 janar, duke ndalur luftën izraelite që ka vrarë të paktën 48.350 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, që e ka lënë enklavën në gërmadha.

Përtej agjërimit, Ramazani thekson bamirësinë, ndarjen dhe ndihmën ndaj atyre në nevojë. Lutjet e veçanta, vaktet e iftarit me familjen dhe aktet e bujarisë forcojnë lidhjet e komunitetit dhe thellojnë lidhjen shpirtërore.

Ramazani këtë vit do të fillojë të shtunën më 1 mars dhe do të përfundojë më 29 mars. Muaji i shenjtë musliman do të përmbyllet me festën e Fitër Bajramit.

Kategoritë
BotaLajme