Gaza, të paktën 21 persona humbin jetën pasi shpërtheu zjarri në një festë

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një zjarr shpërtheu gjatë një feste në Rripin verior të Gazës, në një nga incidentet më vdekjeprurëse të kohëve të fundit.

Zjarrfikësve iu deshën më shumë se një orë për të kontrolluar flakët masive që shpërthyen në katin e fundit të një ndërtese banimi katërkatëshe në kampin e dendur të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës .

Dëshmitarët thanë se mund të dëgjonin ulërima, por ata nuk mund të ndihmonin ata që ishin brenda për shkak të intensitetit të zjarrit.

Ambulancat dërguan disa të plagosur në spitalet lokale dhe Izraeli, i cili me Egjiptin mban një bllokadë në Gaza, tha se do të lejonte ata që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Ministria e Brendshme e Gazës tha se një hetim fillestar zbuloi se sasi të mëdha benzine ishin ruajtur në vend, duke nxitur zjarrin, i cili përfshiu shpejt ndërtesën.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e quajti incidentin një tragjedi kombëtare dhe tha se do të kishte një ditë zie.

Kategoritë
BotaLajme