Gaza, të plagosurit në spitalin “Kamal Adwan”, po vdesin për shkak të mungesës së ilaçeve

Drejtori i spitalit, Hossam Abu Safiyya në deklaratën me video që e bëri nëpërmjet rrjeteve sociale tha se rrethimi vazhdon dhe se gjendja në veri është katastrofale

Të plagosurit që po trajtohen në spitalin “Kamal Adwan”, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës, të cilin Izraeli e mban nën sulm intensiv dhe rrethim, po vdesin për shkak të pamundësive, përfshirë mungesën e ndihmave mjekësore dhe mjekëve specialistë, transmeton Anadolu.

Drejtori i spitalit, i cili ndodhet në qytetin Beit Lahia, Hossam Abu Safiyya, në deklaratën me video që e bëri nëpërmjet rrjeteve sociale tha se rrethimi vazhdon dhe se gjendja në veri është katastrofale.

“Numri i të plagosurve që vdesin për shkak të pamundësisë dhe mungesës së mjekëve specialistë dhe kirurgëve po rritet dita-ditës”, tha ai duke shtuar se rrethimi në veri është “vdekjeprurës”, pasi nuk hyjnë ujë, ilaçe dhe ndihma mjekësore.

Duke treguar se niveli i shërbimit në spitalin “Kamal Adwan”, ku ka mungesë të furnizimeve mjekësore dhe mjekëve, është nën minimumin, drejtori i spitali Abu Safiyya u bëri thirrje vendeve të botës dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të mbështesin institucionet shëndetësore në Gaza dhe të dërgojnë mjekë dhe pajisje mjekësore.

Kategoritë
BotaLajme