Gazetari argjentinas intervistoi Messin dhe filloi të qajë: Unë e kam ëndërruar këtë gjatë gjithë jetës sime (Video)

Gazetari argjentinas Pablo Giralt nuk i ka mbajtur dot lotët pas intervistës që ka bërë me superyllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi.

Skena ndodhi kur Pablo ishte gati të përfundonte intervistën pasi kishin përfunduar historinë e karrierës së gjatë dhe të suksesshme të argjentinasit.

“Faleminderit për gjithçka. Uroj që të jesh shumë i lumtur dhe jeta jote të shkojë mirë. E meriton”, tha Giralt dhe më pas iu mbushën sytë me lot.

Leo qeshi dhe e falënderoi dhe më pas gazetari argjentinas shpjegoi se sa shumë do të thoshte e gjithë kjo për të.

“Unë jam një fëmijë që vij nga një qytet i vogël. Unë e kam ëndërruar këtë gjatë gjithë jetës sime, por kurrë nuk e kam menduar se do të kisha mundësinë të isha këtu pranë jush. Ju falënderoj nga zemra për kjo”, tha gazetari i përlotur.
Messi gjithashtu shtoi se momente të tilla kanë rëndësi edhe për të kur sheh se si ka ndikuar në jetën e njerëzve të tjerë.

“Unë vetë jam emocional kur shoh reagimet e njerëzve në mbarë botën që kanë qenë pranë meje, të cilët kanë treguar admirim, mbështetje përmes intervistave të tilla e të ngjashme. Unë jam shumë mirënjohës për gjëra të tilla gjatë gjithë karrierës sime”, tha Messi.

Kategoritë
Sport