Gazetari rus raporton se Rusia ka humbur 17 vendbanime në Kherson, situata po vështirësohet edhe në pjesë të tjera

Julia Davis, e cila është opinioniste e rregullt në mediat ruse, ka shpërndarë një video nga televizioni shtetëror rus, në të cilin një prezantues pretendon se tre javët e ardhshme do të jenë “madje më të vështira” për Moskën.

“Parashikime të zymta për Rusinë. Të paktën dy muaj janë larg nga përpjekjet për të përparuar”, thotë ajo.

“Gjithashtu, disa pranime befasuese se sa të papërgatitur ishin dhe përmasat e humbjeve që kanë përjetuar në Ukrainë”, shtoi analistja.

Alexander Stadkov, korrespodenti ushtarak rus, thotë se situata është e vështirë, forcat ushtarake ukrainase janë në zenitin e tyre dhe se kanë korrur fitore në Kherson.

“Po është e vërtetë se ne kemi humbur kontrollin mbi 17 vendbanime në rajonin e Khersonit. Ne kemi probleme edhe në qytetin e Lymanit”, pohoi ai.

Ndryshe, Ukraina ka deklaruar se është duke përparuar në jug të vendit dhe në disa pjesë të lindjes. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme