Gazetari serb: Putini mund ta njohë Kosovën në shkëmbim të heqjes së sanksioneve nga Perëndimi

Gazetari serb, Bosko Jakshiq, thotë se Vladimir Putin mund ta njohë Kosovën në shkëmbim të heqjes së sanksioneve nga Perëndimi ndaj Rusisë.

Ai tha se në marrëdhëniet Rusi-Serbi ka një momentum të ri pas takimit të Putin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, ku presidenti rus përmendi analogjinë e rajonit të Donbasit me Kosovën si mundësi që rajoni lindor i Ukrainës të pavarësohet sikur Kosova.

Deklarata e Putinit sipas Jaksic mund të ndërtojë bazë dhe argumente për negociata në të ardhmen mes Rusisë dhe Perëndimit.

“Putini mund përshembull të kërkojë nga Perëndimi t’i heqë sanksionet ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë dhe aneksimin e ri të një pjese të konsiderueshme të rajonit Donbas. Dhe pastaj e njeh Kosovën. Amerikanët mund të jenë të kënaqur sepse ata do të mund të ua mundësojnë autoriteteve në Prishtinë që të anëtarësohen në OKB dhe organizatat ndërkombëtare. Si dhe rusët do ta legalizonin pushtimin e tyre në Ukrainë. Duhet të kihet parasysh se politika është një disiplinë e vrazhdë dhe ata që s’janë të vetëdijshëm për këtë e paguajnë një çmimi të lartë”, tha Jaksiq.

Kategoritë
BotaLajme