Gazetari veteran i sportit ndërron jetë gjatë raportimit të ndeshjes Argjentinë-Holandë më Katar

Gazetari veteran i sportit Grant Wahl ka ndërruar jetë gjatë raportimit të ndeshjes Argjentinë-Holandë, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Katar.

BBC raporton se 48-vjeccari u rrëzuar papritur teksa po shikonte ndeshjen.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes së gazetarit fatkeq.

“Tifozët e futbollit dhe gazetarisë së cilësisë më të lartë e dinin se ne gjithmonë mund të mbështeteshim te Grant për të ofruar lajme të detajuara dhe zbavitëse rreth futbollit dhe protagonistëve të tij kryesorë,” thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit të SHBA-ve.

Kategoritë
Sport