Gazmend Halilaj flet për vdekjen e ish-truprojës së Thaçit: S’është i pari dhe dyshoj që s’është i fundit, ja çka më paralajmëroi dy javë më parë

Avokati Gazmend Halilaj njëherit edhe shoku i ngushtë i ish-truprojës së Thaçit, Ilir Qallapeku i njohur si “Tarzani” i cili ka ndërruar jetë të hënën pretendon se Qallapeku nuk vdiq nga shkaqe natyrale.

Halilaj tregon se Qallapeku ishte deri në vitn 2018 truprojë e Hashim Thaçit, pastaj ndau rrugët me ta, dhe filluan këta dy të shoqërohen e që mëpas nuk u ndanë deri në momentin e fundit.

Halilaj tha se dyshon se Qallapeku është vrarë dhe pretendon se nuk do të jetë viktima e fundit.

“Kam pak besim që nuk është i pari dhe dyshoj që nuk është i fundit që në mënyrë dinake po kalojnë në botën tjetër”, tha ai.

Ai tha se për herë të fundit “Tarzanin” e takoi para dy jave në Prishtinë, duke thënë se e ka paralajmëruar se është në rrezik, duke ia përmendur edhe disa medikamente.

Halilaj thotë se disa herë më ka kërkuar të ndërrojë kamerierin mos të pi kafe sipas porosisë, disa herë t’i ndërrojmë kafet, mi ka tregu disa emra që sot nuk janë gjallë, po ashtu thotë se i ka përmend disa persona që kanë ndërruar jetë nga disa medikamente.

“Jemi të tronditur si shok të ngushtë. Ai ka qenë ushtarë në zonën tonë prej ushtarëve të parë. E njoh personalisht ka shërbye deri në vitin 2018 si sigurim të ish presidentit, Hashim Thaçit. Në vitin 2018 i ka nda rrugët më të dhe nga 2018 ka qenë një shokë i imi i ngushtë. Si një luftëtar që ka qenë të jetë i dalluar ka qenë krejtësisht i pa punë më një pension si invalid i luftës. Unë e kam njohur karakterin e tij njëri jashtëzakonisht i sinqertë. Ai ka qenë i prirë për një shtet të së drejtës ashtu siç i ka hije një luftëtari të lirisë”.

“Për herë të fundit jemi takuar në Prishtinë e kam thirr në telefon se si është dhe më ka thënë mu taku patjetër në Prishtinë. Ishte me dy shokë, disa herë më ka kërku të nderojë kamerierin mos të pi kafe sipas porosisë, disa herë i kemi nderuar kafet, mi ka tregu disa emra qe sot nuk janë gjallë, mi ka përmend disa që kanë ndërruar jetë nga disa medikamente. Më tregojë në ketë mënyrë që të kem kujdes, kemi shkuar në një vend tjetër pasi kemi bërë porosinë. Ai me kishte ftu me më tregu për mu që jam ne rrezik dhe me tregonte që je cak i këtyre metodave te poshtra”.

“Me shëndet ishte shumë mirë, ai ishte një njeri që nuk mund të blihej e mashtrohej prandaj sigurisht që duke e kuptu edhe më herët qa ju ka ndodh njerëzve tjerë kishte bindjen qe do të na ndodhtë ndonjë e keqe. Ki kujdes mos pi kafe askund mos ha ushqim askund mos shko në të nijetin restauron askund mos dil natën askund. Kam pak besim që nuk është i pari dhe dyshoj që nuk është i fundit që në mënyrë dinake po kalojnë në botën tjetër”, tha Halilaj.

Ndryshe për këtë rast është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Sipas tyre, ai ka vdekur në Shkup dhe tashmë veçse i kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti hetim I vdekjes dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

“Shkup – Maqedoni /06.11.2023-13:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti i lartcekur dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi