Gazprom: Tranziti rus i gazit në Evropë përmes Ukrainës do të bjerë me 25 për qind

Dërgesat e gazit natyror përmes Ukrainës bien nga 62,7 milionë metra kub në 48,6 milionë metër kub sot, njoftoi kompania ruse e gazit.

Vëllimi i gazit natyror nga gjigandi rus i gazit Gazprom i destinuar për në Evropë nëpërmjet Ukrainës do të bie për 25 për qind sot në krahasim me sasinë e një dite më parë, konfirmoi zëdhënësi i kompanisë, Sergey Kupriyanov.

“Gazprom do të furnizojë 46,8 milionë metra kub gaz natyror nëpërmjet Ukrainës më 16 maj (e hënë)”, tha Kupriyanov, në krahasim me 62,7 milionë metra kub të dielën.

Rreth 30 për qind e dërgesave të gazit për Evropën kalojnë tranzit përmes Sokhranivka-s, në rajonin Donbas të Ukrainës lindore. Pika ka një kapacitet furnizimi me gaz natyror prej rreth 30 milionë metra kub në ditë.

Kategoritë
BotaEkonomiLajme