Gazsjellësit mbushen me vrima/ Ky është vetëm një akt sabotazhi

Gazsjellësit ‘Nord Stream’ po mbushen me vrima si djathë zviceran…

Sipas Rojës Bregdetare Suedeze, një rrjedhja e katërt në tubacionet e Nord Stream është zbuluar në Detin Baltik.

Kjo do të thotë vetëm një gjë: që këto janë akte sabotazhi. Rusia dyshohet se qëndron pas tyre.

“Ka dy rrjedhje në territorin suedez dhe dy në territorin danez,” tha një zyrtar i Rojes Bregdetare suedeze për agjencinë e lajmeve AFP. Dy rrjedhjet në territorin suedez janë afër njëra-tjetrës.

Në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, më parë ishin gjetur rrjedhje në një pikë në zonën ekonomike suedeze dhe dy në atë daneze.

Pas sabotimit të dyshuar të rrjedhjeve në gazsjellësit Nord Stream, Bashkimi Europian foli për një veprim të qëllimshëm. Të gjitha informacionet në dispozicion tregojnë këtë, tha të mërkurën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell. Ai premtoi një përgjigje të fortë dhe të bashkuar nga BE-ja për këtë ndërprerje të qëllimshme në infrastrukturën evropiane.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se është përgjegjëse për rrjedhjet dhe ka njoftuar hetimin nga ana e saj.

Kategoritë
BotaLajme