Georgina Rodriguez i bleu Ronaldos një Rolls Royce për Krishtlindje

Georgina Rodriguez ka njoftuar në profilin e saj në Instagram se i ka blerë Ronaldos një Rolls Royce për Krishtlindje.

Futbollisti, natyrisht, ishte i kënaqur me dhuratën. Videoja tregon gjithashtu se si dukej darka e tyre e Krishtlindjeve dhe çfarë u bleu Babadimri vogëlushëve.

“Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar Ronaldo.

Futbollisti së shpejti mund të nënshkruajë një kontratë shtatëvjeçare me Al Nassr. Ai do të jetë lojtar për dy vitet e para e gjysmë dhe pjesën tjetër të kontratës do të jetë ambasadori i Arabisë Saudite në përpjekje për të fituar organizimin e Botërorit të vitit 2030.

Sipas Marca-s, Ronaldo do të marrë 200 milionë euro në sezon për pjesën e luajtur të karrierës së tij, ndërsa do të marrë më shumë para për rolin e tij ambasador.

Gjatë këtij viti Ronaldo dhe Georgina kaluan shumë momente të vështira. Djali i tyre vdiq në prill.

“Ky vit ishte më i komplikuari në jetën time, momenti më i lumtur u bë më i trishtuari. Është diçka që do të më ndjekë për gjithë jetën dhe që nuk do ta harrojmë dot”, pranoi Georgina në serialin e saj.

Kategoritë
Sport