Gërvalla dhe Rohde nënshkruajnë marrëveshje për varret gjermane të luftës të cilat ndodhen në Kosovë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde kanë nënshkruar marrëveshje lidhur me varret e gjermanëve të vrarë ndër luftëra të ndryshme, e të cilat ndodhen në Kosovë.

“Kjo ia mundëson Volksbund që të sigurohet që mirëmbajtja dhe kujdesi për këto varre të kryhet në mënyrë të denjë dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare humanitare”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

“Faleminderit për këtë gjest respekti”.

Volksbund ne emër të qeverisë federale kryen regjistrimin, ruajtjen dhe kujdesin për varret e të vdekurve gjermanë të luftërave jashtë vendit të tyre.

Kategoritë
LajmeVendi