Gërvalla: Jemi këmbëngulës që trupi i Faton Hajrizit të kthehet në Kosovë, bashkëpunimi me Serbinë është i pamundur

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se rasti i vrasjes së Faton Hajrizit është rast i mjegulluar për shkak të pamundësisë së bashkëpunimit me shtetin e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Gërvalla ka thënë se janë këmbëngulës që trupi i pajetë i Hajrizit të kthehet në Kosovë.

“Bashkëpunimi jo vetëm që është i vështirë por është pothuajse edhe inekzistent, kemi qenë shumë këmbëngulës që trupi i personit të vrarë të kthehet në familje për varrim në Kosovë. Kemi pasur një mostër të gishtërinjve kur kemi vërtetuar se janë gjurmët e qytetarit të vrarë Faton Hajrizi. Gjithçka çka ka ndodhur në Serbi është një mjegull, nuk fshehim asgjë asnjë informatë, deri më tani kjo është çështja dhe jam shumë e sigurt që nuk e dimë gjithë të vërtetën. Kemi kërkuar në zbardhjen e së vërtetës nuk mund të jap më shumë informata as garanci”, ka thënë Gërvalla.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi