Gërvalla ofertë mërgimtarëve për rifitimin e shtetësisë falas, ua permend edhe të drejtën për të votuar

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë të ditur se Kosova ka vendosur që t’ua mundësojë mërgimtarëve rikthimin e shtetësisë së Kosovës me zero shpenzime.

Gërvalla në një konferencë për media ka thënë se tashmë Kosova po e mundëson rifitimin e shtetësisë në mënyrë më të shpejt. Ajo ka thënë se një gjë e tillë s’është e detyrueshme, por thjeshtë një ofertë përmes të cilës mund të përfitohen shumë të drejta.

Një ndër të drejtat Gërvalla e ka përmendur edhe të drejtën për të votuar.

“Me lejoni t’iu siguroj që konsultat iu mirëpresin që të aplikoni sa më shpejt dhe pa burokraci për rifitimin e shtetësisë. Rifitimi I shtetësisë është akt jo vetëm simbolik, por ai lidhet me shumë të drejta, si e drejta për të votuar. Ky hap s’është I detyrueshëm, por është thjeshtë një ofertë për të gjithë ata që dëshirojnë të rifitojnë shtetësinë e Kosovës. Procedurat janë të thjeshta”, ka thënë ajo.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi