Gërvalla takohet me homologun çek, flaisn për raportet mes dy shteteve

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Çeki ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë Jan Lipavský.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan zhvillimin e raporteve ndërshtetërore dhe konfirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të tyre.

Ministrja Gërvalla, vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik si dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Presidencës Çeke të BE-së për mbështetjen dhe punën e palodhur për liberalizimin e vizave.

Ajo shtoi se, Republika e Kosovës e konsideron Republikën Çeke si aleate të rëndësishme me të cilën ndanë vlera dhe vizion të përbashkët për paqe, prosperitet dhe integrim euro-atlantik andaj sheh potencial të madh për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kategoritë
LajmeVendi