Donika Gërvalla, ministre e Jashtme, ka takuar zëvendëskryeministrin njëherësh ministër për Punë të Jashtme dhe Turizëm të Maltës Ian Borg.
Gërvalla ka shkruar se në takim kanë diskutuar për ekonominë dhe bashkëpunimin dypalësh.
Postimi i plotë:
Kosova dhe Malta, dy partnerë të përkushtuar ndaj vlerave evropiane! 🇽🇰🤝🇲🇹
Me Ian Borg, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punë të Jashtme dhe Turizëm të Maltës, diskutuam për transformimin ekonomik të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes vendeve tona.
Kosova po ecën me ritme të shpejta, ekonomi në rritje, institucione solide demokratike, transparencë dhe standarde evropiane. E ardhmja jonë është në BE!