“Gëzohem që shoh lojtarin më të madh në histori në Arabinë Saudite”

Kryetari i bordit të drejtorëve të Al-Nasr foli për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi 37-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin saudit deri në verën e vitit 2025.

“Ne jemi shumë krenarë që mirëpresim Cristiano në shtëpinë e tij të re Al Nasr. Ky do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri në historinë e klubit dhe ligës sonë.Të gjithë janë të lumtur të shohin lojtarin më të madh në histori, i cili frymëzon dhe sjell gëzim për miliona njerëz në mbarë botën, në Arabinë Saudite”, ka shkruar Musli Al Muammar.

Kategoritë
Sport