Gjakovë: E vrau tezakun, dënohet me mbi 20 vjet burgim

D.P është dënuar me 20 vjet e gjashtë muaj burgim pasi kishte vrarë tezakun e tij.

Ai u akuzua për “vrasje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës ai akuzohet se me “datën 24 prill 2020 rreth orës 19:00 në fshatin Nec, Komuna e Gjakovës, me dashje e ka privuar nga jeta tezakun e tij, tani të ndjerin D.Gj., si shkak i një fjalosjeje të po asaj dite lidhur me kthimin e veturës së të pandehurit, me tu kthyer në shtëpi viktima, menjëherë fillon fjalosja më të pandehurin, nenën dhe valluan e tij, i pandehuri i bërtet duke i thënë që mos ti bërtet gjyshes dhe nënës, vërsulen në drejtim të njëri-tjetrit, fjalosja dhe shtyrja mes tyre vazhdon ku i pandehuri merr një thikë vërsulet në drejtim të viktimës, e viktima nxjerr armen, ndërhyn nëna e të pandehurit ja largon armën dhe me pas i fut dy djemtë e saj në dhomë dhe i mbyll derën me çelës dhe thërret ne telefon A. – nënën e viktimës, pas bisedës telefonike më nënën viktima shkon lartë merr rrobat i vendosë në veturë, kthehet prapë për të marr diçka dhe gjatë daljes në korridor fillon prapë fjalosja me nënën e të pandehurit-K., e në këto momente i pandehuri mbi orman merr një pushkë gjuetie, nga kutia e municionit merr fishekët dhe i vendos në pushkë, del përmes dritares në oborr e ku vazhdon më të shpejtë duke i kaluar dy anë të shtëpisë deri tek vendi ku ndodhej viktima dhe atë ne oborr tek këndi i shtëpisë kah pjesa ballore, e në një distancë prej 2-3 metra shtënë një herë në drejtim të tij pikërisht në anën e djathtë te gjoksit, dhe si pasojë e kësaj të shtëne viktima bie për tokë, në spital dërgohet pa shenja jete ku është bërë edhe konstatimi i vdekjes së tij”, njofton Gjykata Themelore e Gjakovës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet në njoftimin e kësa gjykate.

Kategoritë
LajmeVendi