Gjashtë persona të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 22:40, në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiq.

Tre vetura ishin të përfshira në rast.

Kjo u bë e ditur për Klan Kosova nga Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zahiti tha se të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Nga informatat fillestare, një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë(6) persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.

Kategoritë
LajmeVendi