Gjatë fjalimit të Donald Trump për mbështetësit, Melania Trump kishte veshur një kostum Dior prej 6,000 eurosh

Pas fitores, Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump dhe djalin Eric, iu drejtuan mbështetësve të tyre në West Palm Beach. Melania është e njohur për stilin e saj të thjeshtë dhe elegant, dhe këtë herë kishte zgjedhur një kostum gri nga marka franceze Dior.

Ajo kishte veshur një xhaketë gri me vlerë 4,000 euro dhe një fund gri që kushton 2,140 euro. Kombinimin e saj e plotësoi me një grim të thjeshtë dhe flokë të stiluar me onde të lehta.

Gjatë fjalimit të tij, Trump falënderoi bashkëshorten Melania për mbështetjen dhe theksoi se ajo është shumë e rëndësishme në jetën e tij, ndërsa falënderoi gjithashtu edhe fëmijët e tij që i japin mbështetje të rëndësishme.

Gjatë fjalimit të tij, Melania ishte shumë e mirëdisponuar.

Është e njohur që edhe dje, gjatë votimit, Melania kishte veshur një fustan bardh e zi me pika nga Dior. Kombinimin e plotësoi me syze dielli, dhe fustani që kishte veshur është një nga të preferuarit e saj.

Në të njëjtin fustan, ajo u shfaq në një intervistë televizive për FoxNews, ku foli për kujtimet e saj “Melania”. Kombinimi i saj i veshjes mori disa kritika nga ndjekësit në Twitter.

Dior është një nga markat e saj të preferuara të luksit, në të cilat shpesh shfaqet në publik.

Kategoritë
BotaLajme