Gjatë intervistës në CNN u pyet se a mund të shet Turqia dronët Bayraktar Rusisë, ja çfarë ishte përgjigja e drejtorit

Drejtori i Përgjithshëm i Baykar Bayraktar u pyet për shitjen e mundshme të SİHA në Rusi. Bayraktar, tha se “Nuk do ta bënim kurrë një gjë të tillë”.

Ushtria ukrainase vazhdon të përdorë në fushën e betejës SİHA-të, të cilat i kishte blerë nga Turqia para luftës me Rusinë.

CNN International me bazë në SHBA intervistoi drejtorin e përgjithshëm të Baykar Haluk Bayraktar për të vlerësuar çështjen.Bayraktar, në deklaratën e tij gjatë transmetimit, theksoi se Turqia dhe Ukraina kanë bashkëpunim strategjik, veçanërisht në fushën e aviacionit dhe mbrojtjes.

“Turqia mbështet Ukrainën me teknologji të armatosur UAV”. Bayraktar u pyet nga prezantuesja Julia Chatterley për mundësinë e furnizimit të SİHA-ve në Rusi.

Përgjigja në pyetjen e Rusisë: Nuk do ta bënim kurrë një gjë të tillë
Bayraktar tha: “Ne nuk kemi një gjë të tillë. Ne nuk u kemi dhënë asgjë dhe nuk do ta bëjmë kurrë një gjë të tillë. Sepse ne mbështesim Ukrainën, rezistencën e saj për sovranitetin dhe pavarësinë e saj.” tha ai.

Kategoritë
Bota