Sot kanë vazhduar gërmimet në një lokacion të varrezave në lagjen Arbanë të Prizrenit, në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur me forcë nga koha e luftës.
Këto gërmime kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të minimalisht një personi që dyshohet se është i zhdukur nga koha e luftës.
“Gërmimet e filluara paradite , kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur”, ka bërë të ditur Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Pas zhvarrimit njoftohet se do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.