Gjendet aeroplani i zhdukur të dielën në Kroaci

Është gjetur aeroplani Cessna 182, i cili u zhduk nga radari i Shërbimeve Kroate të Navigacionit Ajror mëngjesin e së dielës, raportojnë mediat kroate.

Një gjë e tillë, sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur nga një ekip pilotësh që kërkonin zonën më të gjerë të Brocanac me dron.

Kjo u raportua përmes radios në bazë, siç dëshmuan gazetarët e Jutarnji list të cilët janë në fushë me një ekip tjetër pilotësh.

“Unë shoh pjesë të bishtit, krahëve dhe kabinës”, ka thënë piloti që gjeti aeroplanin.

Më shumë informacione priten të jepen së shpejti.

Kujtojmë se aeroplani po fluturonte nga drejtimi i Splitit për në Gjermani.

Në aeroplan ishin katër persona. Piloti është zviceran, dy pasagjerë kanë nënshtetësi gjermane dhe një kroat.

Kategoritë
LajmeRajoni