Gjendet i vdekur një person pranë lumit në Pejë

Një person është gjetur i vdekur pranë lumit në fshatin Lutogllavë të Pejës.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se në fshatin Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësorë i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete”, tha Rugova.

Ai tutje bëri të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, dhe rasti cilësohet ‘Hetim i Vdekjes’.

Kategoritë
LajmeVendi