Gjendet i vdekur njëri prej alpinistëve në Malin e Sharrit

Pas raportimeve për zhdukjen e tyre, Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut njoftoi se ka ndërruar jetë njëri prej alpinistëve që u gjet në Malin e Sharrit. Po ashtu sipas kësaj qendre, edhe anëtari i Mistrisë së Punëve të Brendshme që është lënduar, do të transferohet në spital, njofton RTK.

“Dy personat e zhdukur janë gjetur në shpatet e shkëmbit të Malit Sharr, në zonën pranë vendit të ashtuquajtur Maja e Titos. Njëri prej tyre është gjetur është i vdekur dhe ndodhet ende në vendngjarje. Ndërsa shefi i Qendrës për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut në Tetovë ka njoftuar se komandanti i Njësisë Speciale të MPB-së i cili ka pësuar lëndime të rënda gjatë operacionit të shpëtimit është nxjerrë nga vendi i ngjarjes do të dërgohet në Qendrën Klinike”, raportojnë mediet në Shkup, duke iu referuar burimeve të QMKMV-së.

Kategoritë
LajmeVendi