Gjendet pa shenja jete një person në Bërnjak, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të që ka ndodhur sot në  veri, ku një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, 

Nga policia është bërë e ditur se viktima 57 vjeçar është gjetur i shtrirë në pushimoren e tij, dhe se në afërsi të tij është gjetur një revole që sipas hetimeve fillestare dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Njoftimi:

Vdekje e dyshimtë

Mitrovicë Veri, 12 Mars 2025

Me datën 12.03.2025 rreth orës 13:00 Policia është njoftuar se  një person dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.

Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën Z.P 57 vjeç që ndodhej i shtrirë në pushimoren (vikendicën) e tij, ndërsa në afërsi të tij është gjetur një revole që sipas hetimeve fillestare dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Kategoritë
LajmeVendi