Gjendet trupi i një afgani të vdekur në krahët e avionit ushtarak (Video)

Trupi i një afgani të dëshpëruar për të ikur nga vendi i tij disa orë pasi Kabuli ra në duart e talebanëve u gjet në një avioni amerikan transporti C-17. Trupi i pajetë u gjet disa orë pasi pasi avioni u ngrit me nxitim nga Aeroporti Ndërkombëtar.

Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente, pasi stafi konstatoi trupin. Aeroporti i Kabulit u përfshi dje në kaos, pasi me mijëra qytetarë përpiqeshinn të largoheshin nga vendi, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Në pamjet e publikuara në media shiheshin njerëz që vraponin dhe kapeshin pas një avioni ushtarak. Disa video treguan afganë që binin nga lartësia, ndërsa avioni ngjitej.

Pentagoni deri më tani ka vendosur rreth 5,000 trupa shtesë në Kabul për të ndihmuar në sigurimin e aeroportit, në mënyrë që mijëra qytetarë amerikanë, punonjës të ambasadës dhe afganë të cenueshëm të mund të largohen nga vendi.

Kategoritë
BotaLajme