“Gjendja e tij po rëndohet, shpresojnë në një mrekulli”: Familja nuk ndahet nga Bruce Willis

AKTORI Bruce Willis njoftoi në mars të këtij viti se po i jepte fund karrierës së tij të gjatë pasi u diagnostikua me afazi. Edhe pse gjendja e tij sa vjen e përkeqësohet, familja e tij po shijon çdo moment me të dhe “shpreson për një mrekulli”.

Muajt ​​që kur aktori zbuloi betejën e tij me sëmundjen që sulmon aftësitë e tij njohëse janë bërë të vështira dhe të çmuara për familjen Willis, ku të gjithë përpiqen të mos humbasin asnjë moment me aktorin e dashur. Një burim pranë familjes ka treguar se gjendja e tij vetëm sa është përkeqësuar që nga fillimi i vitit, ndaj familja shpesh mblidhet dhe kalon kohë së bashku.

“Ata e dinë se Bruce nuk do të jetë aty përgjithmonë. Kështu që ata po e vlerësojnë çdo moment”, tha një burim për Daily Mail. Emma Heming dhe Demi Moore, aktualja dhe ish-gruaja e Bruce, u afruan edhe më shumë dhe së bashku e ndihmojnë aktorin që t’ia lehtësojë jetën me sëmundjen dhe Demi përpiqet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me të.

“Ajo shfrytëzon çdo mundësi për të kaluar kohë me të. Nëse nuk është me të, atëherë telefonon vetëm për të dëgjuar zërin e Bruce”, ka thënë burimi i përmendur.

Pushimet i kalojnë në Idaho

Familja e madhe tani, si çdo vit, i kalon pushimet në Idaho dhe nuk munguan disa foto ku Moore dhe Willis kanë pozuar së bashku me vajzën e tyre 28-vjeçare Tallulah. Në foto, nënë e bijë kanë pozuar të përqafuara dhe atyre iu bashkua Bruce, i cili po shikonte qenin e tyre të përkëdhelur, Pilafin.

I dua prindërit dhe familjen time”, ka shkruar Tallulah.

Burimi shtoi se koha e familjes së bashku dhe traditat kanë qenë gjithmonë të veçanta dhe se takimet e tyre tani kanë vazhduar dhe janë bërë edhe më të bukura, ndonëse me një prekje trishtimi.

“Bruce nuk mund të flasë shumë dhe duket se nuk kupton shumë nga ato që thonë të tjerët. Ema është bërë zëri i tij dhe dikush që komunikon për të. Ka ditë kur ata dallojnë copëza nga Brusi i vjetër, por janë momente të shkurtra. Duket se “Bruce po u largohet gjithnjë e më shumë dhe është zemërthyese. Ata nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa njeriun e tyre të dashur”, shpjegoi burimi.

“Vajzave të tij më të mëdha u mungon babai i tyre ashtu siç ishte, ai që i ngacmonte për të dashurit e tyre dhe u jepte këshilla të pakërkuara. Me ardhjen e Krishtlindjeve, gjithçka që mund të bëjnë është t’i thonë se e duan atë dhe të luten për një mrekulli,” përfundoi burimi.

Kategoritë
Të ndryshme