Gjendja në shëndetësi, Latifi thotë se studio e TV-së është më e madhe se qendra e emergjencës kombëtare

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i ftuar në FRONTAL të T7 ka folur për ftesë që ka marrë nga kryeministri Albin Kurti për të ardhë dhe për të shërbyer në Kosovë si ministër.

Megjithatë Latifi ka treguar për gjendjen e rënduar të shëndetësisë në Kosovë. Ai ka thënë se çështja e shëndetësisë është injoruar në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve.

Madje për të paraqitur gjendjen e rënduar të shëndetësisë, Latifi ka thënë se qendra kombëtare e emergjencës funksionon në 507 metra katrorë derisa ka thënë se mbase ambienti ku gjendet studio është më e madhe.

“Kur kryeministri më ka ftuar, ka qenë nderi më i madh që mund t’i jepet një njeriu, një intelektuali. Ska kurrgjë më nder sesa mundësia me i ndihmu popullit tënd që e ke braktis për një kohë të gjatë. Nëse unë jam kthy, kthehen edhe të tjerët. Duhet ta marrim shembullin e Izraelit dhe Kroacisë.

Unë kam qenë i vetëdijshëm që kemi probleme të mëdha, por arsyet s’i kam ditë. Por tash po i kuptoj arsyet. Ne e kemi injoru çështjen më të rëndësishme të popullit që është siguria shëndetësore.

Nëse s’kemi siguri shëndetësore , s’mund të kemi kurrfarë sigurie tjetër. Qendra kombëtare e emergjencës punon në 507 metra katrorë. Unë në këtë studio ku jam mendoj që është më e madhe. Ne e kemi injoruar këtë pjesë”, ka thënë ministri Latifi.

Kategoritë
LajmeVendi