Gjendja në Skenderaj drejt normalizimit, dëmet pas vërshimeve në miliona euro

Zyrtarët policorë nuk lejonin qarkullimin e veturave në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj. Kjo për arsye se gjatë së shtunës do të bëhej pastrimi i qendrës së qytetit i cili u vërshua dy ditë më parë.

Kompanitë e pastrimit e zjarrëfikësit po bënin çdo përpjekje për ta rikthyer qytetin në gjendjen e mëhershme.

Këtë po e bjënë edhe pronarët e biznesve me orë të tëra.

E në mungesë të ujit për pastrim, atë po e sigurojnë në një mënyrë tjetër.
Derisa gjendja po shkon drejt stabilizimit, pronaret thone se u perballen me situate te rrezikshme e deme jashtezakonisht te medha..

Se dëmet kane arritur vleren e miliona eurove, e pohon edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

I pari i kesaj komune tregon po ashtu se sa familje jane evakuar gjate perballjes me permbytjen e qytetit.

Nderkohe. për familjet e prekura nga vërshimet, në palestrën “Ilaz Kodra”, u shperndane pako me ndihma.

Autoritetet komunale ne Skenderajt po kerkojne nga niveli qendor qe te ndihmohen ne kompensimin e demeve nga vërshimet, nderkohe qe kryeministri Albin Kurti gjate dites se djeshme ka thene se shume shpejt do te nise vleresimi i demeve te shkaktuara.

Kategoritë
LajmeVendi