Gjermani: Autorë të panjohur i vunë zjarrin një magazine me ndihma humanitare për viktimat e tërmetit në Turqi

Policia gjermane njoftoi se rreth orës një të mëngjesit iu vu zjarri qëllimisht ndihmave humanitare që gjendeshin në një supermarket në Bahnhofstrasse.

Persona të paidentifikuar i vunë zjarrin ndihmave humanitare të mbledhura për viktimat e tërmeteve shkatërruese në Turqi, ndërsa incidenti ka ndodhur në Recklinghausen në shtetin gjerman të Nordrhein-Westfalisë (NRW).

Policia gjermane bëri të ditur se rreth orës një të mëngjesit i është djegur qëllimisht ndihma humanitare që ishte e vendosur në afërsi të supermarketit në Bahnhofstrasse.

Policia ka edhe një video ku shihen dy të dyshuarit që ndezën zjarrin dhe ndihma humanitare e djegur përmbante sasi të mëdha rrobash, këpucësh, ushqimesh dhe gjëra të tjera të nevojshme për viktimat e tërmeteve shkatërruese që goditën rajonet jugore të Turqisë javën e kaluar.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se në video shihet se njëri prej të dyshuarve ka shkëputur një çarçaf nga muri dhe i vë zjarrin dhe objekti i ngjante flamurit turk.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëmi material i cili llogaritet në rreth 20 mijë euro.

Policia po heton për këtë ngjarje.

Kategoritë
BotaLajme