Gjermani, çmimet e ushqimeve rriten me 22.3 për qind në mars

Inflacioni vjetor i Gjermanisë ra në 7.4 për qind në mars

Norma vjetore e inflacionit në Gjermani ra në 7.4 për qind në mars, duke u ulur nga 8.7 për qind sa ishte në dy muajt e parë të vitit, transmeton Anadolu.

“Pavarësisht rënies së normës, inflacioni është ende i lartë”, tha në një deklaratë për media kreu i Zyrës Federale të Statistikave (Destatis), Ruth Brand.

“Familjet veçanërisht ndjejnë ndikimin e një rritjeje tjetër të çmimeve të ushqimeve në mars”, shtoi Brand.

Në muajin mars, çmimet e ushqimeve u rritën me 22.3 për qind në bazë vjetore, madje më shumë se në muajt janar dhe shkurt, ndërsa qëndron në trefishin e normës së inflacionit të përgjithshëm.

Tek ushqimet, çmimi i vezëve u rrit me 34.6 për qind, perimet me 27.3 për qind, buka dhe drithërat me 23.8 për qind ndërsa produktet e peshkut dhe prodhimet e detit me 22.2 për qind.

Destatis bëri të ditur se janë vërejtur rritje shumë të larta të çmimeve tek disa produkte ushqimore, ndërkaq konsumatorët duhet të paguajnë 70.9 për qind më shumë për sheqer në mars krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritja e çmimeve të produkteve energjetike ishte 3.5 për qind në mars, që paraqet rënie prej 19.1 për qind në shkurt dhe 23.1 për qind në janar.

Kategoritë
BotaLajme