Gjermani, e mbijetuara 102-vjeçare e Holokaustit vlerësohet me çmim nderi

Margot Friedländer, 102-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit, është vlerësuar me një çmim nderi për për përkushtimin e saj ndaj humanizmit dhe tolerancës, njoftoi sot televizioni gjerman RTL.

Friedländer ende viziton klasat e shkollave për të treguar historinë e jetës së saj si hebreje gjatë epokës naziste. Ajo mori çmimin e nderit “Brigitte Aëard 2024” në Berlin, hera e parë që jepej ky çmim.

Brigitte është personazh i mirënjohur në publikimet e revistës për femra në Gjermani, që këtë vit kremton 70-vjetorin e krijimit dhe që është pjesë e portofolit të televizionit RTL.

Më herët këtë javë, filmi i titulluar “Ich Bin Margot Friedländer” (Unë Jam Margot Friedländer), i transmetuar në televizionin publik ZDF, që  kombinon dramatizimet me materialet historike dhe intervistat me Friedländer, fitoi çmimin e televizionit gjerman.

Kategoritë
BotaLajme